Vengu: Efektivët e anijes “Oriku” shpëtojnë 40 emigrantë të paligjshëm në bordin e një gomoneje
40 emigrantë të paligjshëm në bordin e një gomoneje u shpëtuan mëngjesin e sotëm nga efektivët e anijes “Oriku”.
Lajmin e dha ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu i cili bëri të ditur se mëngjesin e sotëm, efektivët e anijes “Oriku” P132, në koordinim me rojat bregdetare të Turqisë dhe Greqisë, realizuan një operacion shpëtimi (SAR), duke ofruar ndihmë për një gomone në bordin e ë cilës ishin 12 burra, 18 gra dhe 10 fëmijë.
Vengu theksoi se, falë profesionalizmit të efektivëve dhe bashkëpunimit të ngushtë ndërkombëtar, operacioni përfundoi me sukses, duke i dorëzuar emigrantët në kujdesin e Rojës Bregdetare Turke.
Fraksion.com