Sulmi ndaj ambasadës shqiptare në Kiev, Ministria e Jashtme thërret ambasadorin rus
Ministria e Jashtme ka thirrur në takim ambasadorin rus, Alexey Anatolyevich në lidhje me sulmin ndaj ambasadës shqiptare në Kiev. Klan News raporton se ambasadori rus qëndroi vetëm pak minuta në Ministrinë e Jashtme.
Ndërkohë, Ministria e Jashtme reagoi duke thënë se sulmi ndaj ambasadës shqiptare në Kiev është një sulm ndaj themeleve të demokracisë ndërkombëtare
Të gjitha këto ambasada së bashku me atë shqiptare, janë të vendosura në të njëjtën ndërtesë, e cila u dëmtua rëndë nga sulmi raketor rus.
Fraksion.com