“Rama fluturon lart, por duhet të mendojë si do ta ulë avionin…” – Bamir Topi: Më e keqja ende nuk ka ardhur…
Ish Presidenti, Bamir Topi, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku ka folur për situatën politike në vend.
Sipas tij, më e keqja ende nuk ka ardhur. Topi tha se partitë politike por edhe shtetin e ka kapur një virus i rëndë.
Nuk e di çfarë mendon ai, por këtë koment nuk e bëj në interesin e tij, por në interes të ndërtimit të një opinionit të shëndoshë në një shoqëri që ka humbur aftësinë, jo për të reaguar por edhe për të perceptuar. Ky lloj kaosi ka qenë i injektuar qëllimisht, që njerëzit të jenë të shkëputur nga problemet e ditës dhe ti orientojnë sipas skemave të rrëmbimit të zgjedhjeve.
Rama ndoshta kujdeset për faktin që përtej kufijve të Shqipërisë jetojnë gati pesëfishi i shqiptarëve dhe si duket mendon se do të zgjidhë problemet e tyre në kontekstin global, kur ke një qeverisje të gjatë dhe pushtet absolut pa kufij, besoj se edhe ata që ka afër, nuk guxojnë ti thonë që ku po shkon, nuk guxojnë. Është një rreth vicioz dhe i ngushtë, me sa duket kjo historia e njerëzve të pushtetit të pakufijshëm, ata që janë afër i thonë vazhdo se e ke mirë.
Ata që korrin frytet e pushtetit, njerëzit lëpirës dhe servilë janë përgjithësisht njerëzit që mbijetojnë, i shërbejnë cilitdo personi që është atje. Janë të parët që e braktisin anijen kur anija mbytet”, tha Topi.
Lidhur me situatën politike në vend, Topi tha se më e keqja ende nuk ka ardhur.
Mendoj se kemi një gjendje klinike të rëndë që do të vijë duke u përkeqësuar. Pse? E para e punës, ka dëgjeneruar deri në atë pikë sa nuk e kisha imagjinuar, mënyra e funksionimit të partive politike. Gjithmonë e më shumë po identifikohen me kryetarët.
Pas partive politike vjen situate zgjedhore dhe pastaj ai parlament për të cilin, as unë dhe as ju dhe as të tjerë nuk kanë atë respekt që duhet të kishin për institucionin, sepse ai vetë është prodhuar nga njerëz të cilët nuk shohin perspektivën e Shqipërisë por vetëm intersa të ngushta personale të familjeve të tyre dhe grupit që i rrethon.
E gjithë kjo shkon tek institucionet. Partitë politike duhet të mendonin për qeverisjen dhe institucionet duhet të ishin të tilla, që pavarësisht krizave të ishin solide”, deklaroi ish- presidenti./Tema
Fraksion.com