Policia zbulon bandën e hajdutëve shqiptarë
Kreu i një bande hajdutësh shqiptarë u arrestua nga policia italiane, ndërsa dy bashkëpunëtorët e tij arritën të shpëtonin.
Brenda pak javësh banda e drejtuar nga një 29-vjeçar shqiptar realizoi 50 vjedhje në pak javë. Banda dyshohet se ka vjedhur 50 apartamente në rajonet Veneto dhe Lombardia, por ka dyshime se kanë kryer vjedhje edhe në Emilia Romagna.
Policia arriti të zbulojë mallra të shumta të çmuara të vjedhura, duke përfshirë bizhuteri, ora, çanta dhe aksesorë dhe veshje të stilistëve me vlerë mbi gjysmë milioni euro.
Hetimi filloi në nëntor kur agjentët e Padovës identifikuan një makinë që përdorej për realizimin e vjedhjeve. Nga ky moment nisi edhe ndjekja e mjetit dhe analizimi i të dhënave teknike të marra nga kamerat dhe lexuesit e targave në të gjithë veriun e Italisë.
Policia më pas rindërtoi ngjarjet nisur nga lëvizjet e të dyshuarve, njëri prej të cilëve u bllokua nga Skuadra Fluturuese e Padovës, në bashkëpunim me kolegët e Skuadrës Fluturuese të Milanos dhe Bergamos në një apartament në Abbiategrasso (Milano), ku u gjetën dhjetëra objekte të vjedhura, dy radio dhe disa telefona të përdorur për të mbajtur kontakte me bashkëpunëtorët.
I dyshuari i dytë, 45 vjeç, arriti të largohej. Gjithashtu i ka shpëtuar kapjes edhe anëtari i tretë i bandës.
Fraksion.com