34-vjeçarja shtatzënë i jep fund jetës me armë zjarri, pas një feste familjare
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Kosovë, ku një 34-vjeçare i ka dhënë fund jetës me armë zjarri.
Mediat e Kosovës raportojnë se ngjarja ka ndodhur në Shtërpcë, ndërsa dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një feste familjare, për motive dhe në rrethana akoma të paqarta.
Bazuar në informacionet e para, pas ekzaminimeve nga ana e mjekëve janë vërejtur hematome në trupin e të ndjerës.
Njësitë policore kanë kryer ekzaminimet e nevojshme në vendin e ngjarjes, ku edhe është sekuestruar arma që dyshohet se u përdor nga viktima.
Fraksion.com