Nuk e bëj dot burrë zotin Shehaj, po bën populizëm”, Balluku: Kishte frikën tuaj kur protestonit, mori 2 herë raport mjekësor
Balluku: Dhe jashtë shtetit dhe ku doni ju jam, kthehet njeriu Dhurata, s’e kuptoj ku është gjithë kjo. Agron Shehaj ka marrë 2 herë raport mjekësor se kishte frikën tuaj, populizmit të zotit Shehaj nuk keni pse i jepni flatra, unë jam jashtë, jam në kantiere, s’kam munguar kur kam pasur intrerpelancë. Po Ina si e kishe hallin ti? S’ka gënjyer kryetarja. S’mund të vimë në seancë pasi kthehemi? Tani unë nuk e bëj dot burrë zotin Shehaj. Kam qenë më 3 tetor për interpelancë kur ju protestonit.
Ndërkohë Belinda Balluku, zëvendëskryeministrja, dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë ka njoftuar sot gjithashtu se inspektoi punimet në lotin 1 të Unazës së Madhe të Tiranës.
Gjatë inspektimit, Balluku rikonfirmoi angazhimin për ta dorëzuar këtë lot brenda datës 31 dhjetor.
“Gëlojnë kantieret e Unazës së Madhe. I kemi parë me detaje të gjitha zonat ku sot punohet dhe kemi përqendrimin e gjithë grupeve të punës dhe ekspertëve. Loti 1 është lidhja me ‘Shqiponjën’, është pjesa më e komplikuar që ne kemi pasur si për shkak të zonës së banuar përreth edhe për shkak të një pjese ujore që ka nëntoka në këtë zonë, që ka dashur disa ndërhyrje. Ne kemi pasur edhe rrugë dytësore që kanë qenë sfidë për projektin”, u shpreh Balluku.
Balluku theksoi se zakonisht në kantiere proceset shkojnë një nga një, ndërsa në këto momente në këtë kantier ka disa procese që ndodhin në të njëjtin moment.
“Nuk na ka ndihmuar mori. Na krijon problematikë lagështira, një sfidë tjetër që shpresoj se do të zgjidhet. Ne i qëndrojmë objektivit për ta dorëzuar deri në 31 dhjetor. Sot kantieret janë të gjitha në kulmin e punës. Disa janë duke u marrë me detaje përfundimtare, disa kanë ende volume, por këtu punohet 24 orë në 24”, u shpreh Balluku.
Unaza e Madhe e kryeqytetit përbën një segment rrugor të gjerë dhe me standarde, mbi 27 kilometra të gjatë.
Ndërtimi i Unazës lehtëson trafikun dhe shkurton distancat, sidomos për mjetet që kalojnë tranzit në Tiranë, apo lëvizin nga periferia jashtë Tiranës. Kjo unazë do të bëjë të mundur një shpërndarje të trafikut.
Në të gjitha zonat ku kalon, ky segment rrugor gjallëron jetën e komuniteteve dhe rrit vlerën e pronave dhe të investimeve të banorëve të komuniteteve.
Fraksion.com