Eksportet gjermane të armatimeve arrijnë rekord
Ky vend i sulmuar nga Rusia edhe sivjet ka qenë vendi kryesor ku janë dërguar eksportet me një volum 8,1 miliardë euro, që përbën kuotën e 62 përqind të të gjitha eksporteve të miratuara për armatime. “Shifrat theksojnë, që ne vazhdojmë të qendrojmë fort në krahun e Ukrainës në mbrojtjen e saj dhe kundër luftës agresive ruse”, deklarohet nga Ministria e Ekonomisë.
Vlera e përgjithshme prej 13,2 miliardë euro konsiston në 8,1 miliardë euro për armë lufte dhe rreth 5,1 miliardë euro për mallra të ndryshme armatimi.
Përjashtim për eksportetet e armatimeve për Ukrainën
Eksportet e armatimeve i nënshtrohen vazhdimisht verifikimit të posaçëm nga qeveria. Për Singapurin sivjet u miratuan furnizime në vlerën 1,2 miliardë euro, për Algjerinë gati 559 milionë. Pasojnë SHBA (298,5 milionë euro), Turqia (230,9 milionë euro) dhe India (224,0 milionë euro).
Në fakt qeveria nën kancelarin socialdemokrat Olaf Scholz kishte vendosur të ndiqte një kurs restriktiv sa i përket miratimit të eksporteve të armatimeve. Por për mbështetjen e Ukrainës në mbrojtje ndaj Rusisë është bërë një përjashtim. “Ndihma ushtarake për Ukrainën është në interesin tonë të politikës së sigurisë”, deklaroi sekretari i shtetit në Ministrinë e Ekonomisë Bernhard Kluttig. Në përgjithësi qeveria i përmbahet kursit të saj “për një politikë restriktive ndaj eksporteve të armatimeve me një nivel të lartë të standardit të verifikimit”./DW
Fraksion.com