AktualitetTë fundit

Atentati me armë zjarri në Vlorë, mbi 50 gëzhoja në vendngjarje! Shoqërohen në polici 15 persona

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me atentatin e ndodhur në Vlorë mbremjen e djeshme.

Gazetari i Top Channel, Mikel Marsi, raporton se të shoqëruar në polici janë rreth 15 persona.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur mbi 50 gëzhoja, të xnjerra nga 2 armë automatike.

Dyshohet se në këtë atentat  janë të përfshirë tre persona, dy prej të cilëve kanë qëlluar me armë.

Ata kanë dalë nga automjeti dhe kanë hapur zjarr ndaj objektivit, që dyshohet se është Kejvin Hajrulla.

Si pasojë e atentatit ka mbetur i plagosur 30 vjeçari, por edhe një shitës dyqani, të cilin e kanë kapur plumbat gabimisht. Ai është identifikuar si Armand Spahiu.

Të dy ata ndodhen në spital në gjendje të rëndë, ndërsa policia është vënë në kërkim të autorëve. Pas ngjarjes është gjetur edhe një automjet i djegur në afërsi të fshatit Panaja, i cili dyshohet se u përket autorëve të ngjarjes.

 

Fraksion.com