Shtyhet seanca për “Gërdecin”, Mediu: Është absurde që ministri të hetohet për çështje të karakterit ushtarak! Ekspertët s’ishin prezentë
Është shtyrë për në 27 dhjetor seanca për ish ministrin Fatmir Mediu në lidhje me dosje “Gërdeci”. Gjykata u ka lënë kohë avokatëve mbrojtës të përgatisin pyetjet për ekspertët ushtarakë, që kanë përcaktuar edhe shkakun e shpërthimit të demontimit të armëve në Gërdec.
Në një deklaratë për mediat pas seancës, Mediu u shpreh se është absurde që ministri të hetohet për çështje të karakterit ushtarak.
“Është një situatë kaq absurde sa është tërësisht e papranueshme që ministri të gjykohet se ca janë kalibrat apo elemente të tjerë që nuk kanë të bëjnë me detyrën e tij. Këto çështje janë të karakterit ushtarak. Ne jemi vend anëtar i NATO-s dhe janë të ndara përgjegjësitë civile dhe ushtarake. Jemi në një realitet që është absurd.
Fraksion.com