AktualitetTë fundit

Përfshihet nga flakët banesa në fshatin Vloçisht të Maliqit, shpëtojnë mrekullisht familjarët

Një banesë është djegur mëngjesin e sotëm në fshatin Vloçisht të bashkisë Maliq.

Paraprakisht dyshohet që shkak i këtij zjarri të ketë qenë një shkëndijë elektrike.

Aktualisht shërbimi zjarrfikës ka  ndërhyrë për shuarjen e flakëve. Fatmirësisht në këto momente nuk raportohen dëme në njerëz.

Në banesë në momentin që ka rënë zjarr ka pasur njerëz, por kanë dalë jashtë në kohë.

Zjarri vijon të jetë aktiv ndërsa aktualisht bëhet e ditur se nuk rrezikohet objekt tjetër.

Grupi hetimor është angazhuar për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes.

 

Fraksion.com