AktualitetTë fundit

Ndarja nga jeta pas aksidentit e mjekut specializant Vanion Cinari, Koçiu: Shembull i profesionalizmit

Mjeku specializant Vanion Cinari humbi jetën ndërsa ndodhej në gjendje kritike pas një aksidenti të ndodhur pasditen e djeshme në periferi të Tiranës.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu në një mesazh në rrjetet sociale shprehu trishtimin e thellë për lajmin e ndarjes nga jeta të mjekut.

Ajo e cilësoi Cinarin si mjekun specializant të përkushtuar dhe shembull frymëzues i humanizmit dhe profesionalizmit.

“Humbja e tij është një dhimbje e madhe për familjen, kolegët dhe gjithë ata që patën fatin ta njihnin”, u shpreh Koçiu.

“Doktor Vanioni do të kujtohet gjithmonë për përkushtimin ndaj pacientëve dhe pasionin për profesionin e tij fisnik. Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve. U prehsh në paqe, Dr.Vanioni”, shkroi ministrja në rrjetet sociale.

 

Fraksion.com