AktualitetTë fundit

Kukës: 26-vjeçarja gjendet pa shenja jete në kanalin e hidrocentralit

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kukës, ku një 26-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u vetëmbytur.

Bëhet me dije se është gjetur në kanalin e hidrocentralit të Orgjostit turpi i pajetë i shtetases M. O., 26 vjeçe, banuese në fshatin Kosharisht.

Gjatë këqyrjes nga eksperti mjekoligjor, në trupin e shtetases M. O. nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Dy ditë më parë kanë qenë prinërit e 26-vjeçares që bërë kallëzim në polici, se vajza e saj ishte larguar nga banesa dhe kishin humbur kontaktet me të.

Njoftimi i policisë:

Më datë 17.12.2024, në kanalin e hidrocentralit të Orgjostit, në fshatin Orgjost, është gjetur e pajetë shtetasja M. O., 26 vjeçe, banuese në fshatin Kosharisht.

Gjatë këqyrjes nga eksperti mjekoligjor, në trupin e shtetases M. O. nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Nga veprimet hetimore të deritanishme dyshohet se kjo shtetase është vetëmbytur.

Pasditen e datës 16.12.2024, në Komisariatin e Policisë Kukës, familjarët e kësaj shtetaseje kanë kanë bërë kallëzim për largimin e saj nga banesa dhe humbjen e kontakteve me të.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.

 

Fraksion.com