Humb jetën mjeku që u plagos mbrëmë në aksident tek rrethrrotullimi i Saukut
Nuk ka mundur dot t’i shpëtojë plagëve të marra nga aksidenti mjeku specializant në QSUT, Vanion Cinari.
Aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme në Sauk.
Kujtojmë se aksidenti i trefishtë ndodhi rreth prës 18.00 tek rrethrrotullimi i Saukut, në Unazën e Madhe të Tiranë të martë në mbrëmje.
Si pasojë e aksidentit mbet i plagosur në gjendje të rëndë shëndetësore mjeku Vanion Cinari rreth 40 vjeç i cili u transportua me urgjencë në spital.
Po ashtu e plagosur ka mbetur edhe një 32-vjeçare me iniciale A.Sh., e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga aksidenti u shkaktua kaos në rrugë si dhe një trafik kilometrik për të cilin u desh ndërhyrja e dhjetëra efektivëve të policisë. Ekspertët shkuan në vendin ngjarjes për të mbledhur prova për zbardhjen e shkaqeve.
Fraksion.com