Vrasja e 14 vjeçarit, mbahet sot seanca për të akuzuarin në Gjykatën e Apelit
Mbahet sot në Gjykatën e Apelit në Tiranë seanca gjyqësore ndaj 14 vjeçarit Mario P., i cili është arrestuar për vrasjen e bashkëmoshatarit Martin, që të dy nxënës ne shkollën Fan Noli ne Tiranë.
Siç raporton Anila Hoxha seanca do të relatohet nga gjyqtarja Elona Mihali në një shqyrtim që është me dyer të mbyllura. Seanca për masën e sigurisë është caktuar në orën 12:30.
14 vjeçari është sjellë nga policia prej institutit të Kavajës, raporton Hoxha.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi më 18 nëntor pak metra larg shkollës “Fan Noli” ku dy të miturit studionin. Nga sherri mbeti i plagosur edhe shoku i Canit, Luis Meçja, i cili është larguar jashtë vendit për tu kuruar.
Fraksion.com