Kanosi me armë zjarri 16-vjeçarin në Kamzë, arrestohet autori i dyshuar 15-vjeçar
Komisariati nr.5 në Tiranë finalizoi operacionin e koduar “Gun” në Kamzë, gjatë të cilit arrestoi një 15-vjeçar pas informacioneve se ky i fundit kishte kanosur me armë zjarri, një 16-vjeçar.
U sekuestruan në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pistoletë me krehër dhe municion luftarak.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 kanë organizuar punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Gun”.
Gjatë operacionit u arrestua një shtetas 15 vjeç, pasi dyshohet se ditën e djeshme, rreth orës 19:00, në Valias të Ri, ka kanosur me armë zjarri një shtetas 16 vjeç. Arma e zjarrit tip pistoletë, së bashku me krehrin dhe municionin luftarak, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë.
Fraksion.com