AktualitetPolitikëTë fundit

Hapja e grup-kapitullit rëndësi edhe gjeostrategjike, Komisionerja Kos në shqip: Urime Shqipërisë

Komisionerja për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin Marta Kos uroi në shqip qytetarët e Shqipërisë për përkushtimin dhe përfshirjen e të gjitha palëve politike në vend sa i takon negociatave për integrimin në Bashkimin Europian.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama në Bruksel, dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Hungarisë, Péter Szijjártó, e cila mban Presidencën e Këshillit të BE), komisionerja Kos tha se vendimi i sotëm për hapjen e negociatave për grupkapitullin 6 “Marrëdhëniet me jashtë“, është një sinjal për Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe më tej, që zgjerimi është prioritet për BE dhe se BE është përkushtuar për të marrë rezultate të tjera dhe të mund të plotësojë e përforcojë unionin europian në bazë të ndryshimeve gjeostrategjike që po ndodhin.

Rrugëtimin e deritanishëm të Shqipërisë, komisionerja e cilësoi si gur kilometrik, ndërsa vlerësoi edhe angazhimin e Hungarisë, si dhe shprehu besimin se edhe presidenca polake të vazhdojë këto përpjekje në të ardhmen.

Komisionerja Kos theksoi se zgjerimi ka rëndësi edhe gjeostrategjike.

“Ky vendim i sotëm është gjithashtu një sinjal për Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe më tej, që zgjerimi është prioritet për BE dhe jemi të përkushtuar për të marrë rezultate të tjera dhe të mund të plotësojmë e përforcojmë bashkimin tonë, unionin tonë në bazë të ndryshimeve gjeostrategjike që po ndodhin. Sot në kontekstin ndërkombëtar hapja e negociatave për grupkapitullin 6 mban një veçanti, ka një rëndësi gjeostrategjike dhe përçon një sinjal gjeostrategjik. Është një njohje e qartë e harmonizimit të Shqipërisë me politikat e BE, si një partner i qëndrueshëm dhe i vlefshëm”, u shpreh Kos.

Sipas saj, temat e marrëdhënieve me jashtë forcojnë paqen, stabilitetin dhe sigurinë në BE dhe në kufijtë e BE, duke qenë si një aktor së bashku me Shqipërinë.

“Për sa i përket veprimit tonë të jashtëm, ne jemi për të mbrojtur interesin tonë dhe duke promovuar të gjitha vlerat e përbashkëta me vendosmëri të lartë”, shtoi ajo.

Kos siguroi Shqipërinë se do të mbështesë atë për të ndërtuar një të ardhme dhe të lulëzuar.

“Kam besim në vendosmërinë e Shqipërisë për të punuar fort për këto negociata dhe besojmë se mund të jeni të përkushtuar për të gjitha reformat për këtë proces. Duke parë konsensusin kombëtar për sa i përket negociatave, përfshirjen jo vetëm të qeverisë, jo vetëm Parlamentin, por edhe shoqërinë civile, çdo individ dhe çdo qytet, negociatat janë siç ju e keni thënë kryeministër, një proces që do të ketë një ndikim pozitiv për shoqërinë e ekonominë, duke sjellë përfitime për qytetarët gjatë procesit. Do të vazhdojmë të ndërtojmë së bashku një të ardhme të përbashkët dhe të lulëzuar. Urime Shqipërisë”, deklaroi komisionerja Kos.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com