Parashqevi Simaku këndon sërish shqip! Momentet prekëse të takimit me sipërmarrësin Ilirjani
Sipërmarrësi Elton Ilirjani, ka darkuar mbrëmë me divën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku.
Këngëtarja nga Kavaja trishtoi ditët e fundit kombin, me pamjet si e pastrehë, larg shkëlqimit të dikurshëm në skenat më të mëdha në vend.
Në një nga videot, modeli i famshëm shqiptar shihet duke u përkulur para këngëtares, duke shkruar se mund të përkulet vetëm para idhullit të mamasë së tij, Hankos.
Ai ka zbuluar se prej kohës e kërkonte Simakun, por arriti ta gjejë vetëm pas viralitetit të videos së saj në rrjetet sociale.
Në një videot, dëgjohet diva e muzikës teksa këndon pak nga ‘Globi, dhuratë për ditëlindje’ dhe këngë të tjera shqiptare.
Fraksion.com