Grupi parlamentar i PS, diskutime për projektligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale
Mbledhja e sotshme e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, shënoi takimin përmbyllës për këtë vit, duke u fokusuar në përgatitjet për seancën plenare të së enjtes, e cila ka një axhendë të ngarkuar dhe të rëndësishme.
Gjatë diskutimeve, u theksua pozicioni i Grupit Parlamentar të PS-së në lidhje me draftligjet që pritet të shqyrtohen.
Një vëmendje e veçantë iu kushtua projektligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i cili është plotësisht i përafruar me acquis communautaire të Bashkimit Europian.
Ky draft synon të përmirësojë ndjeshëm trajtimin dhe mbrojtjen e të dhënave personale, duke garantuar përputhshmërinë me standardet më të avancuara ndërkombëtare dhe duke forcuar privatësinë e qytetarëve shqiptarë.
Partia Socialiste është e vendosur të vazhdojë me vendosmëri përmirësimin e kuadrit ligjor në shërbim të qytetarëve, duke forcuar besimin në institucione dhe duke siguruar mbrojtjen e të drejtave themelore të çdo individi.
Fraksion.com