Life StyleTë fundit

Endi Demneri është e preferuara e Stefano Gabbana

Modelja shqiptare Endi Demneri ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare pasi u postua në Instagramin zyrtar të stilistit të njohur Stefano Gabbana. Stilisti publikoi një video ku Endi shfaqet duke përdorur produkte të linjës “Dolce & Gabbana Beauty” teksa realizon një makeup elegant dhe magjepsës.

Ky postim është një arritje e madhe për modelen shqiptare, duke e vendosur atë në qendër të vëmendjes si një imazh frymëzues për markën prestigjioze italiane. Videoja ka marrë shumë pëlqime dhe komente pozitive nga ndjekësit, duke përfshirë komplimente për bukurinë natyrale dhe sharmin e Endit.

 

Fraksion.com