Zjarr në nënstacionin elektrik të Draçinit, merr flakë edhe një magazinë aty pranë! Një pjesë e Shkodrës pa energji
Nënstacioni elektrik në Draçin të Shkodrës është përfshirë nga flakët.
Ende janë të paqarta shkaqet që çuan në shpërthimin e flakëve, megjithatë dyshohet se gjithçka ka ndodhur për shkak të një defekti teknik.
Ndërkohë zjarri ka përfshirë edhe dy nënstacione të tjera dhe një pjesë e qytetit ka mbetur pa energji elektrike.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 11:30, dyshohet se për shkak të shkëndijës elektrike ka rënë zjarr në kabinën elektrike të një pallati në rrugën “Vëllezërit Frashëri”. Shkëndija në kabinë ka shkaktuar masë elektrike në nënstacionin elektrik në vendin e quajtur “Draçin”. Si pasojë, në nënstacion është ndezur zjarr dhe përhapja e flakëve ka shkaktuar zjarr dhe në magazinën në pronësi të shtetases R. L., 34 vjeçe, objekt që ndodhet në afërsi të nënstacionit. Nga zjarret ka vetëm dëme materiale.
Shërbimet e Policisë po bashkëpunojnë me zjarrfikësit, për të mundësuar shuarjen e zjarreve.
Ndërkaq, grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorit, po heton për të dokumentuar shkaqet e këtyre rasteve.
Fraksion.com