AktualitetPolitikëTë fundit

Zgjedhjet e 11 majit, VanHorn: SHBA mbështet përpjekjet e KQZ-së për të garantuar një proces të drejtë dhe transparent

E ngarkuara me punë Nancy VanHorn ka zhvilluar një takim me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ku në fokus kanë qenë zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Ambasada e SHBA në Tiranë njofton se takimi vjen pas një vizite të suksesshme të Komisionerit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe ekipit të tij në SHBA si pjesë e Programit të Vizitorëve Ndërkombëtarë dhe Lidershipit të Departamentit të Shtetit.

“Vizita u dha zyrtarëve të KQZ-së mundësinë për të mësuar mbi praktikat elektorale të SHBA-së dhe për të forcuar lidhjet profesionale”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.

Fraksion.com