Aktori i njohur, Rezart Veleshnja, ka reaguar për herë të parë pas ndalimit të tij nga Policia e Durrësit, i cili akuzohet për mashtrim, pasi dyshohet se i ka marrë një automjet një personi dhe e ka shitur për 2 mijë euro.

“Ju përshëndesim nga Pogradeci! Ideja është që është një automjet që e kam përdorur unë. Ai automjet kishte humbur, ndërkohë që unë thjesht e kam përdorur. Dhe sot e kësaj dite është gjetur se kush e ka pasur. Kaq! Nuk ka asnjë gjë këtu, jo u arrestua jo… turp! Ishte një automjet që kishte humbur, kaq! E kam përdorur dikur, por unë s’kam lidhje më me atë makinë pasi e kam hequr,” tha Veleshnja në video.

Fraksion.com