AktualitetTë fundit

Hodhi shokun nga ura dhe fshehu krimin, Majlind Habibi sot para Gjykatës së Durrësit për vrasjen e 33-vjeçarit

Në gjykatën e Durrësit pritet të zhvillohet masa e sigurisë ndaj shtetasit Majlind Habibi, i akuzuar për vrasjen me dashje të Branko Shkozës në Spitallë të Durrësit më 2 dhjetor.

Ngjarja kriminale u zbulua një javë më pas nga policia e Durrësit që ndaloi si autor të dyshuar fqinjin e viktimës, 35-vjeçarin Habibi që e ka shtyrë qëllimisht në kanalin e ujërave të ndotura, duke i shkaktuar atij vdekjen.

Më pas e ka mbajtur të fshehur krimin, ndërsa familjarët e viktimës dhe policia ishin vënë në kërkim të Shkozës 33-vjeç.

Trupi i tij u gjet më 5 dhjetor në kanal, ndërsa më 10 dhjetor policia njoftoi ndalimin e fqinjit të tij Habibi.

 

Fraksion.com