AktualitetPolitikëTë fundit

Berisha zbulon bisedën me Bashën të natën e 9 shtatorit 2021, pasi e përjashtoi nga partia

Kreu i PD Sali Berisha i ftuar në emisionin Opinion në News24 ka kujtuar datën 9 shtator 2021, kohë kur u përjashtua nga ana e Bashës nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

Berisha shprehet se në atë kohë, Basha i ka thënë se e ka marrë vendimin, pasi ka qenë nën presionin e madh të ambasadores. Sipas Berishës, ai i ka thënë Bashës së ka marrë vendim të gabuar dhe se sërish duhet ta mblidhte Këshillin Kombëtar apo Kuvendin e Partisë. Basha i është përgjigjur se “nuk bën mbledhje antiamerikane”.

“Ky del, pret datën 9 shtator dhe njofton se nën presionin e madh të ambasadores etj…. I them që ke marrë një vendim të pabazë, por pavarësisht i thashë mblidh Këshillin Kombëtar apo Kuvendin e partisë. M’u përgjigj në telefon dhe më tha unë nuk bëj mbledhje antiamerikane”, tregoi Berisha në emisionin “Opinion”.

 

Fraksion.com