AktualitetPolitikëTë fundit

Koçiu: Angiogramë e re në QSUT, rrisim më tej standardet për qytetarët

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu deklaroi sot se Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” do të pajiset me angiogramë, që përdoret për të trajtuar goditjet në tru, trombozat apo incidente të tjera kardiovaskulare.

Gjatë prezantimit të marrëveshjes ndryshuese me Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin “Për përmirësimin e sistemit të shëndetësisë”, Koçiu bëri të ditur se blerja e kësaj pajisjeje do të lejojë rritjen më tej të standardeve për qytetarët.

“Është një rialokim për të cilin Banka Botërore ka dhënë miratimin e saj. Konkretisht i kemi kërkuar BB të përdorim një teprim prej më shumë se 1 milion euro nga shuma prej 32.1 milionë eurosh për blerjen e pajisjes Angiogram, që do të vendoset në QSUT që përdoret për të trajtuar goditjet në tru, trombozat apo incidente të tjera kardiovaskulare duke sjellë përfitim të drejtpërdrejtë për qindra qytetarë“, u shpreh ministrja Koçiu.

 

Fraksion.com