AktualitetPolitikëTë fundit

“S’duhet të shpikim rrotën, rruga është e qartë”, Gonzato për anëtarësimin në BE: Parimi udhëheqës, pakthyeshmëria e reformës në drejtësi

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato theksoi se Shqipëria ka një mundësi historike para për anëtarësimin në BE.

Ndërsa vuri theksin në sektorin e drejtësisë, ai u shpreh se parimi udhëheqës duhet të jetë pakthyeshmëria e reformës në drejtësi dhe sidomos e arkitekturës së saj institucionale.

Gonzato: Shqipëria ka një mundësi historike para, institucionet shqiptare e kanë përgjegjësinë për ta bërë realitet, të mobilizojnë burimet, sepse tashmë gjërat po ecin përpara. Dy muaj më parë çelëm bisedimet kjo shënoi një moment boshtor, kjo nënkupton se institucionet duhet të japin rezultate për objektiva që janë përcaktuar qartë, pas një viti shpenzuar me autoritet shqiptare duke analizuar kuadrin ligjor dhe rregullator, BE e ka përcaktuar qartë reformat që duhet të përmbushen.

BE monitorin progresin s’sheh vetëm miratimin, por nëse reformat janë ekzekutuar. BE dhe shtetet anëtare duhet të kenë një ndjesi të qartë se reformat nuk janë vetëm pjesë e kuadrit ligjor të Shqipërisë. Nga këndvështrimi ynë është thelbësore që rekomandimet të jenë të përputhje me raportin e monitorimit dhe angazhimet në kuadrin e BE. S’kemi nevojë të shpikim rrotën nga e para, rruga është e qartë, ja pse ne kemi ngarkuar ekspertët nga projektet tona të asistencës. Sa i përket sektorit të drejtësisë parimi udhëheqës duhet të jetë pakthyeshmëria e reformës në drejtësi e sidomos e arkitekturës së saj institucionale. Të vijojë të forcojë pavarësinë e magjistratëve për të konsoliduar llogaridhënien.

Fraksion.com