AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Gjurmim i transaksioneve përmes inteligjencës artificiale, reduktojmë informalitetin

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se gjurmimi i transaksioneve përmes inteligjencës artificiale do të ndihmojë në luftën kundër informalitetit.

I pranishëm në Konferencën rajonale “Formësimi i së Ardhmes së GovTech”, Rama u shpreh se në kuadër të procesit të fiskalizimit kjo do të bëjë të mundur një përshkallëzim shumë të rëndësishëm në luftën kundër informalitetit.

Kryeministri Rama theksoi se falë inteligjencës artificiale kompanitë do të monitorohen mbi bazë risku.

“Gjurmimi i transaksioneve me inteligjencë artificiale po bëhet gati t’i bashkëngjitet sistemit tonë të fiskalizimit. Kjo do të bëjë të mundur një përshkallëzim shumë të rëndësishëm të luftës kundër informalitetit. Mbi bazë risku kompanitë e mesme dhe të vogla mund të monitorohen pa u shqetësuar si deri më sot nga shumë inspektime fizike. Aktualisht kontrollet me gjithë sensibilizimet, trajnimet dhe edukimet janë ende larg së qenë prani e mirëseardhur në derën e një biznesi”, shtoi Rama.

 

Fraksion.com