Nuredin Dumani dëshmon në GJKKO mes tensioneve, rrëfen grabitjet e dhunshme: Talo Çela i theu nofullën kambistit dhe…
Seanca gjyqësore e megaprocesit të njohur si “Plumbi i Artë” ka shpërthyer në tensione të mëdha në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Krimet e Rënda (GJKKO). Nuredin Dumani, bashkëpunëtori i drejtësisë, ka vazhduar të dëshmojë për grabitjet e kryera në qytetet e Elbasanit, Kavajës dhe Durrësit, në të cilat përfshiheshin emra të njohur si Talo Çela, Ilirjan Feçi, Gentian Sharra dhe të tjerë.
Në seancën e zhvilluar ditën e sotme, tensionet janë shkaktuar nga disa akuza të ashpra të drejtuara nga të akuzuarit, të cilët kanë kundërshtuar dëshminë e Dumanit, duke ndërprerë fjalën e tij. GJKKO ka ndërprerë seancën për disa minuta për të qetësuar situatën.
Gjatë dëshmisë, Dumani ka rrëfyer detaje të frikshme lidhur me grabitjet, duke përmendur një incident të ndodhur në Kavajë, ku ai thotë se Talo Çela e goditi me levë një kambist, duke i thyer nofullën dhe e la atë të paaftë për të folur. Pas grabitjes, sipas Dumanit, ata morën një shumë prej rreth 20 milionë lekësh.
Në seancë, avokatët e të akuzuarve kanë shprehur shqetësim për pyetjet e bëra nga prokurori i SPAK-ut, Behar Dibra, duke i konsideruar ato si sugjestionuese dhe presion ndaj bashkëpunëtorit të drejtësisë.
Fraksion.com