Moloney: Përmirësime pozitive në zgjedhjet vendore të 2023-shit në Shqipëri
James Moloney, anëtar i Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, deklaroi sot se, për zgjedhjet vendore të 2023-shit në Shqipëri ka vëzhguar përmirësime pozitive.
Në fjalën e tij konferencën parazgjedhore në Shqipëri: “Depolitizimi i Administratës Zgjedhore – Nevoja për Punëtorë Profesionistë elektoralë”, të bashkorganizuar nga Komisioni i Venecias, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (APKE), Prezenca e OSBE-së dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Shqipërisë, Moloney tha se, “për zgjedhjet vendore 2023-shit në Shqipëri, vëzhguam përmirësime pozitive dhe sfida afatgjata të lidhura me administrimin zgjedhor”.
Ai theksoi se, “një nga çështjet kryesore ishte emërimi i vonuar i komisionerëve të niveleve të mesme, që lindën pjesërisht nga mosmarrëveshjet e brendshme brenda PD-së”.
Kjo, theksoi ai, “shkaktoi vonesa në emërimin e komisionerëve në grupet e numërimit duke lënë pak kohë në dispozicion për trajnimin dhe përgatitjen”.
“Vonesa të tilla sfiduan afatet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe vunë në rrezik besimin në procesin zgjedhor”, tha ai.
Një problem tjetër, shtoi Moloney, “ishte edhe largimi i të zgjedhurave nga partitë politike, që nuk është në linjë në kodin e praktikave të mira”.
“Në disa zona ekipet e numërimit të votave nuk u trajnuan deri ditën e zgjedhjeve për shkak të dokumentacionit apo dorëheqjes. Kjo praktikë ka cenuar stabilitetin e komisioneve, ka përforcuar perceptimet për ndërhyrje politike”, tha ai.
“KQZ ka bërë përpjekje për të trajnuar anëtarët. Në ditën e zgjedhjeve, pasojat e mungesës së përgatitjes së disa prej anëtarëve ishin të dukshme”, u shpreh Moloney.
Ai shtoi se, problem ishte dhe votimi familjar, si dhe prezenca e personave të paautorizuar në kutitë e votimit.
Fraksion.com