Ish-udhëheqësit që i strehoi Putini
Rusia u ka mundësuar strehim gjashtë udhëheqësve të rrëzuar nga pushteti në Siri, Ukrainë dhe Kirgizi, të cilët ikën nga vendet e tyre në mes të kryengritjeve. Bashar al-Assad mbërriti së voni në Rusinë e udhëhequr nga Vladimir Putin, pas rënies së regjimit të presidentit sirian./REL
Bashar al-Assad Ish-president i Sirisë |
8 dhjetor 2024 | U rrëzua nga rebelët e udhëhequr nga islamikët pasi familja Assad mbajti pushtetin për mbi 50 vjet | ||
Viktor Yanukovych Ish-president i Ukrainës |
2014 – aktualisht | President i Ukrainës nga viti 2010 deri më 2014, kur iku në mes të Revolucionit të Maidanit | ||
Mykola Azarov Ish-kryeministër i Ukrainës |
2014 – aktualisht | Dha dorëheqje dhe iku pas Revolucionit të Maidanit. Ai kërkohet nga Kievi nën dyshimet për abuzim me pushtetin, dhe është subjekt sanksionesh ndërkombëtare për rolin e tij qeveritar gjatë revolucionit. | ||
Vitaly Zakharchenko Ish-ministër i Brendshëm i Ukrainës |
2014 – aktualisht | Nënshkroi një urdhër që lejoi policinë të mbajë armë përballë protestuesve gjatë Revolucionit të Maidanit | ||
Nikolai Tanayev Ish-kryeministër i Kirgizisë |
2005 – 2020* | Dha dorëheqje nga posti i tij, si rezultat i Revolucionit Tulipan në Kirgizi më 2005 | ||
Askar Akayev Ish-president i Kirgizisë |
2005 – aktualisht | Dha dorëheqje nga posti i tij, si rezultat i Revolucionit Tulipan në Kirgizi më 2005 |
Fraksion.com