Life StyleTë fundit

Sara Karaj rrëfen sfidën më të madhe në biznes: ‘Më kthyen shpinën, njerëz pa empati’

Sara Karaj, krijuese e brand-it të parë kozmetik shqiptar dhe influencuese e njohur në rrjete sociale, ka rrëfyer në podkastin Inspire nga Alketa Vejsiu, momentet më sfiduese në jetën e saj personale dhe si sipërmarrëse.

‘Kur ti nuk je mirë çdo njeri zhduket, në momentin që je mirë shfaqen njerëz që nuk e ke menduar më parë…’

Sara rrëfen fillimet e Skosmetics, kur ajo ishte në të 20-at e saj, dhe me një besim në vete trokiti në derën e një fabrike gjigante në Itali.

Ajo iu përkushtua detajeve dhe cilësisë së produkteve, një punë e cila u kthye në sukses për një kohë të shkurtër.

Por në jetë shfaqen pengesa të cilat lënë gjurmë dhe shfaqin anën tjetër të medaljes.

Ndiqni episodin e plotë në kanalin Class Media! Subscribe 🙂

Fraksion.com