E enjte, 16 Janar, 2025
Latest:
Life StyleTë fundit

Ledjona Xheladinaj reagon pas aksidentit në Dibër: “Do rikthehem me buzëqeshje dhe plot ngjyra”

Gazetarja dhe ish-banorja e “Big Brother VIP”, Ledjona Xheladinaj, ka folur për herë të parë pas aksidentit të rëndë rrugor që pësoi disa ditë më parë në Dibër.

Përmes një postimi në Instagram Story, Ledjona ka ndarë ndjenjat e saj dhe është shprehur falënderuese ndaj Zotit që shpëtoi nga aksidenti. Ajo premtoi se do të rikthehet më e fortë dhe plot energji pozitive.

“Unë do rikthehem gjithmonë kështu. Faleminderit ZOT! Faleminderit për qindra mesazhe nga ju. Lutem të ringrihem shumë shpejt. Një milion herë faleminderit që keni qenë pranë meje në ditët e mia më të vështira. Ju dua me zemër,” ka shkruar Ledjona në postimin e saj.

Ky mesazh vjen si një falënderim për mbështetjen e madhe që ka marrë nga ndjekësit dhe miqtë e saj gjatë kësaj periudhe të vështirë. Xheladinaj po rikuperohet dhe premton të rikthehet sërish me energjinë që e karakterizon.

Fraksion.com