Biden thotë se rënia e Asadit është një “akt themelor drejtësie” për popullin sirian
Presidenti amerikan Joe Biden tha se rënia e regjimit të Asadit është një akt drejtësie që po u jep sirianëve një mundësi historike.
“Më në fund regjimi i Asadit ka rënë. Ky regjim brutalizoi dhe torturoi dhe vrau fjalë për fjalë qindra mijëra sirianë të pafajshëm. Rënia e regjimit është një akt themelor drejtësie. Është një moment i mundësisë historike për popullin e shumëvuajtur të Sirisë që të ndërtojë një të ardhme më të mirë për vendin e tyre krenar, “tha Biden në komentet nga Shtëpia e Bardhë të dielën.
Fraksion.com