AktualitetPolitikëTë fundit

Ambasada e SHBA: Më 8 dhjetor kujtojmë ata që luftuan për demokraci

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë dha sot një mesazh me rastin e 8 Dhjetorit, Ditës Kombëtare të Rinisë.

“Sot, Shqipëria feston Ditën Kombëtare të Rinisë, duke shënuar 34 vjet që kur studentët dhe të rinjtë shqiptarë u ngritën kundër një prej regjimeve më të ashpra komuniste të Evropës, duke shënuar rënien e tij dhe duke formësuar të ardhmen e kombit”, thekson ambasada amerikane.

Ambasada nënvizon se, më 8 dhjetor kujtojmë ata që luftuan për demokraci.

“Rinia e sotme vazhdon të formësojë të ardhmen e Shqipërisë dhe Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me ju ndërsa ecni përpara në rrugën tuaj drejt anëtarësimit në BE”, thuhet më tej në mesazhin e Ambasadës së SHBA.

Sot shënohet 8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë.

E shpallur prej vitit 2009 nga Kuvendi i Shqipërisë, kjo datë përkujtohet si festë kombëtare në nderim të të gjithë studentëve të Dhjetorit 1990 dhe gjithë rinisë shqiptare.

Më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universitetit të Tiranës, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike, protestave paqësore që sollën rënien e sistemit komunist dhe lindjen e demokracisë