Ceremonia për hapjen e Notre Dame, kryeministri Rama ndan momentet e veçanta! Vjosa Osmani takon Donald Trump
Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm mes liderëve botërore, në ceremoninë e hapjes së Katedrales ikonike Notre-Dame de Paris.
Kreu i qeverisë ka ndarë në Facebook momente nga kjo ceremoni e veçantë.
“Sonte në ceremoninë e rihapjes së Katedrales Notre-Dame de Paris, ku edhe Shqipëria ka kontribuar modestisht për rindërtimin pas zjarrit të pesë viteve më parë”, shkruan Rama.
Kujtojmë se pas zjarrit shkatërrimtar që përfshiu Katedralen në 2019, shumë shtete dhanë donacione për të ndihmuar në rindërtimin e saj, e mes tyre edheShqipëria.
Poashtu pjesëmarrëse ishte dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila është takuar edhe me Presidentin e SHBA, Donald Trump.
Fraksion.com