Berisha: Çdo patronazhist do të shpallet terrorist elektoral dhe do të gjykohet me rreptësi
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një deklaratë të fortë gjatë një komunikimi me qytetarët, ku theksoi se çdo patronazhist do të trajtohet si “kriminel elektoral” dhe “terrorist elektoral” dhe do të përballet me dënime të ashpra për aktivitetin e tij.
Berisha u shpreh se, “Deklaroj me përgjegjësi të plotë para jush, se çdo patronazhist e shpall kriminel elektoral, terrorist elektoral dhe do të gjykohen me rreptësinë më të madhe për veprimtarinë e tyre kriminale elektorale.”
Ai shtoi se Zëri i Amerikës ka raportuar se 20% e qytetarëve në Shqipëri kanë votuar nën terrorin e patronazhistëve.
Berisha, gjithashtu, paralajmëroi se ata që janë të përfshirë në këto veprime do të ndëshkohen dhe se “do mjerohen me ndërhyrjet e tyre, krimin e tyre elektoral.”
Ai theksoi se stina politike është kundër qeverisjes aktuale dhe është koha e opozitës, duke shtuar se ata që janë të përfshirë në këto aktivitete duhet të mendohen disa herë para se të veprojnë.
“Deklaroj me përgjegjësi të plotë para jush, se çdo patronazhist e shpall kriminel elektoral, terrorist elektoral dhe do të gjykohen me rreptësinë më të madhe për veprimtarinë e tyre kriminale elektorale.
Parmbrëmë, Zëri Amerikës informoi shqiptarët dhe botën se, në Shqipëri 20% e qytetarëve kanë votuar nën terrorin e patronazhistëve. I kanë rrëfyer Zërit të Amerikës se janë terrorizuar, janë frikësuar nga patronazhistët dhe kanë votuar me kërkesën e tyre.
I siguroj se do mjerohen me ndëryrjet e tyre, krimin e tyre elektoral. Mos të harrojmë se rryma, stina është kundër këtij regjimi. Është për opozitën, radha e opozitës.
Ndaj edhe të mendohen 3 herë para se të bëjnë hapin e parë”, u shpreh Berisha.
Fraksion.com