AktualitetTë fundit

Sekuestrohen mallra kontrabandë të 3 bizneseve në Tiranë, në kërkim dy administratorë

Policia e Tiranës ka sekuestruar mallra te ndryshme të dyshuara kontrabanduara në vendin tonë si dhe ka shpallur në kërkim dy administratorë të subjekteve ku u gjetën mallrat kontrabandë.

Policia bën me dije se gjatë operacionit është ushtruar kontroll në subjektet me administratorë shtetasit I. I., 39 vjeç, dhe Y. I., 45 vjeç, ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale artikuj të ndryshëm, ekspozitorë metalikë për veshje, sisteme sigurie për butiqe, ekspozitorë aksesorësh të tjerë dhe veshje të ndryshme, si dhe 10640 kg qymyr për shisha.

Policia thotë se po punohet për kapjen e shtetasve

Fraksion.com