“Jam me bashkëjetuesin që ika, mos bëj denoncim në polici”, publikohen mesazhet, si vrasësi mashtronte familjarët e gruas, shkruante në telefonin e viktimës
Kastriot Cenko ka mashtruar familjarët e bashkëshortes së tij duke shkruar në telefonin e viktimës, pasi e kishte vrarë dhe fshehur në papafingo trupin e saj të pajetë.
Mesazhet në telefonin e motrës së të ndjerës janë publikuar në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel.
“Jam me bashkëjetuesin që ika, mos bëj denoncim në polici”, i ka shkruar autori motrës së viktimës në emër të saj.
O motra të thash jam mirë, mos bëni denoncim në polici se do më prishni punë, kur të kem kohë do të marr vetë në rregull i thuaj”, ka shkruar autori.
Pasi motra ka dyshuar në mesazhet e saj, i ka kërkuar që ta merrte me zë ose kamerë.
“Mos bëni denoncim në polici se jam mirë, do më prishni punë. I the Kacit që folëm bashkë”.
39-vjeçari shqiptar që vrau gruan në Athinë, ka rrëfyer para hetuesve grekë shkakun përse kreu krimin.
Sipas informacioneve, arsyeja pse Kastriot Cenko e kreu këtë veprim ishte xhelozia. Autori ka thënë në polici se gruaja e tradhtonte me shokun e tij të ngushtë.
Sipas asaj që mëson gazetari i Top Channel, Artur Bibe, pretendimet e 39-vjeçarit ishin: “E mori shoku im në kohën që ndodheshim në dhomën e gjumit dhe ajo u ngrit dhe foli telefon në tualet. M’u errësuan sytë dhe doja të hakmerresha”.
Sipas rrëfimit të tij, Cenko pas kësaj situate mori një çekiç dhe e goditi gruan në kokë. Pasi ajo humbi ndjenjat, 39-vjeçari e mbyti me duar. Më pas, ia mbështolli trupin me çarçaf dhe e fshehu trupin në papafingo.
Krimi ndodhi në mbrëmjen e së enjtes së kaluar. Gjatë asaj kohe, dy fëmijët e çiftit 9 dhe 12 vjeç ishin në gjumë.
Të nesërmen, pasi u zgjuan, fëmijët pyetën të atin se ku ishte nëna. Por ai u tha se kishte shkuar në punë, ndërsa fëmijët u nisën për shkollë.
Më pas ai i dërgoi në shtëpinë e vëllait të tij dy djemtë dhe pas rreth një jave vendosi të merrte në telefon policinë dhe të tregonte krimin.
Fraksion.com