Fëmijët kërkuan nënën kur s’e panë në shtëpi. Sherri mes bashkëshortëve nisi pasi gruaja foli në telefon me shokun nga tualeti: Gjendet çekiçi
Po vazhdojnë hetimet e policisë për vrasjen mizore të një gruaje në Ampelokipi nga bashkëshorti i saj 39-vjeçar, i cili pasi e vrau, më pas e fshehu trupin e saj të pajetë në papafingo të shtëpisë së tyre.
Sipas informacioneve të fundit është gjetur çekiçi që 39-vjeçari ka përdorur për të rrahur gruan para se ta mbyste.
Sipas medias vendase, 39-vjeçari Kastriot Cenko goditi me çekiç gruan Alba Cenko dhe më pas e mbyti.
Shkak mësohet se ka qenë një telefonatë që gruaja ka marrë nga shoku i saj teksa ka hyrë në tualet për të folur me të. 39-vjeçari dëgjoi thirrjen, u zemërua dhe vendosi ta vriste.
Lëvizja e tij e parë ishte, sipas burimeve të informuara, të merrte një çarçaf dhe të fshihte trupin e gruas së tij në dhomën e tyre.
Kur dy fëmijët e tyre u zgjuan të nesërmen në mëngjes dhe u bënë gati për shkollë, ata pyetën babanë e tyre se ku ishte nëna e tyre dhe ai u përgjigj se ajo kishte shkuar në punë. Fëmijët kanë shkuar në shkollë dhe më pas autori i ka çuar te vëllai i tij.
Kur fëmijët më në fund duhej të ktheheshin në shtëpi, 39-vjeçari vendosi të telefonojë autoritetet dhe të rrëfejë krimin, duke thënë se vrau gruan e tij të enjten e kaluar.
Thirrja është bërë pak pas orës 18.00 të pasdites së djeshme me efektivët e policisë që kanë mbërritur në vendngjarje duke ndjerë që në momentin e parë një erë të keqe që vinte nga qeset e zeza që ndodheshin në papafingo të shtëpisë. Në fakt, ai dyshohet se e ka mbështjellë trupin me copë dhe plastikë.
Fraksion.com