Arrestimi i Metës, “Shpërdoruan detyrën”, Gjokutaj para SPAK: Kemi depozituar kallëzim ndaj policisë, ministrit Hoxha dhe drejtorit të policisë
Avokati Genc Gjokutaj, në fjalën e tij në protestën e organizuar para SPAK nga Partia e Lirisë, u shpreh se është depozituar një kallëzim ndaj personave të cilët kanë arrestuar më 21 tetor kreun e PL-së, Ilir Meta.
Gjokutaj u shpreh se këta persona kanë shpërdoruar detyrën, ndërsa i është kërkuar Prokurorisë së Posaçme dhe GJKKO shpalljen e paligjshme të ndalimit të tij.
“Kemi depozituar në rrugë postare kallëzimin ndaj policisë së shtetit, ministrit të Brendshëm, drejtorit të policisë së shtetit dhe forcave operacionale me rastin e rrëmbimit kriminal që iu bë zotit Meta. Ata kanë shpërdoruar detyrën. I kemi kërkuar SPAK dhe GJKKO të shpallin të paligjshëm ndalimin e tij.
Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t’i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin”, u shpreh ai.
Fraksion.com