“Taksidarët e qeverisë kërcënojnë e gjobisin biznese”, Salianji: Falje e plotë për çdo gjobë të padrejtë!
Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka bërë një reagim përmes rrjetit social Facebook, duke akuzuar qeverinë për përdorimin e taksidarëve dhe inspektorëve si “kamxhikë personalë” për qytetarët dhe bizneset, duke i vënë ata nën presion dhe kërcënime.
Në postimin e tij, Salianji shkruan se është e qartë se inspektoratet shtetërore, përfshirë ata të ndërtimit, janë përdorur për të sulmuar bizneset dhe qytetarët, duke kërkuar ryshfete dhe duke vendosur gjoba të padrejta, kryesisht për ata që nuk janë në favor të qeverisë. Ai thekson se një pjesë e këtyre shërbëtorëve të shtetit, të cilët janë të lidhur ngushtë me partinë e pushtetit, janë të motivuar nga korrupsioni dhe presioni politik.
Salianji vijon me akuza të forta për favorizimin e atyre që janë pranë pushtetit, të cilët, sipas tij, janë të lejuar të ndërtojnë pa leje dhe të shkelin ligjin, duke u përkrahur nga qeveria.
Salianji propozoi që të falen të gjitha gjobat e vendosura nga administrata shtetërore, përfshirë ato të tatimeve, doganave, IKMT-së dhe energjisë elektrike. Ai argumenton se kjo falje duhet të jetë e plotë dhe e gjithanshme, dhe se nuk bëhet fjalë për një favor, por për një korrigjim të padrejtësive që qytetarët kanë përballuar nga shteti.
“Ky propozim është një hap drejt rivendosjes së ligjshmërisë dhe drejtësisë, pasi shumë qytetarë nuk kanë mundur të gjejnë drejtësi përballë këtyre abuzimeve,” përfundon Salianji në postimin e tij.
Falje e plotë dhe e gjithanshme për çdo gjobë tē padrejtë!
Është e qartë për cilindo që administrata publike dhe më të dalluarit si shërbëtorë, ata të vijës së parë, instektoriatet shtetërore, përdoren si kamxhikë personalë nga Edi Rama dhe servil-vartësit e tij në çdo zonë.
Janë taksidarët e Ramës që kërcënojnë e gjobisin biznese, janë inspektorët e llojllojshem po sidomos të ndërtimit që sulen si macet e egra në gjah, shkojnë marrin ryshfete para se të mberrijë muratori që do ndërtojë avllitë, kasollet, magazinat, suvatimet apo çatitē nëpër lagje e fshatra.
Janë lloj e soj nepunesish që bejne be për Edi Ramen, të cilet e nisin ditën me një plan të qartë biznesi, sa do marrin për vete e sa do dergojnë lart te shefi, gjithnjë duke zbatuar në të njejten kohë dhe vijen e partisë për të trembur e shtypur qytetarët.
Këta laro janë agresive dhe janë neveria e çdo qytetari, biznesi apo familje. Gjahu i preferuar janë të pambrojturit dhe veçanerisht opozitarët, ata që “nuk na votojnë”. Këta fundosen me kërcënime, gjobiten, burgosen! Ata të pushtetit përkëdhelen, dhe lejohen të ndërtojnë kate pa leje dhe në mes të Tiranës e më pas qeveria kujdeset që t’i legalizojë me akte normative. Pra keta tanet, ta gezojnë deri në fund shkeljen e ligjit, është fliozofia e taksidareve dhe shefave të tyre.
Nisur nga premisa e vertetuar tashmë, se kjo kategori gjobit për motive të mitmarrjes ose te goditjes politike, Partia Demokratike duhet të propozojë faljen e gjithe gjobave që burojnë nga ky arbitraritet dhe kthimin e parave cilitdo qytetar që i jane marre padrejtesisht. Të falen dhe gjobat e tatimeve, doganave, IKMT, kamatat e energjisë elektrike, etj. Falja duhet te jete e plote dhe e shumëanshme. Në fakt, nuk po falet asgje, është thjeshtë rikthimi në ligjshmeri pasi kanë mbajtur kostot e perballjes se padrejte me shtetin e nuk gjejne dot drejtësi askund. Ndaj, një propozim i plotë për falje do të ishte ajo që do rivendoste ne vend të drejten. Ky është sugjerimi im për koleget dhe propozimi im si amendament për projektin hileqar te qeverise, të shkruar sot me nxitim në kthinat e Kuvendit.
Fraksion.com