“Sa shumë m… të ha goja”: Mazhoranca braktis seancën plenare, kërkon ndjesën e Zhupës ndaj Braçes!
Një seancë e tensionuar ka qenë ajo e kësaj të enjteje në Kuvend, ku opozita ka bllokuar disa herë foltoren, ndërsa ka pasur edhe ndërprerje të seancës.
Deputetë të maxhorancës dhe ministrat e kabinetit janë larguar nga salla e Kuvendit, në shenjë proteste ndaj ofendimeve të deputetes Ina Zhupa në drejtim të socialistit Brace.
“Në emër të grupit të PS mbështetur në rregullore, në moral. Kërkoj që seanca të ndërpritet derisa deputetja të kërkojë ndjesë publike” -tha kreu i grupit parlamentar të PS, Niko Peleshi.
Fraksion.com