“I thua gruas tënde ruse ti”? Peleshi shtyn Ina Zhupën, deputetja e PD i përgjigjet Braçes: O Erion, të ha m** goja…
Deklarata e Erion Braçes i cili e quajti deputeten e PD, Ina Zhupa ruse ka trazuar Kuvendin.
Zhupa doli në foltore dhe iu drejtua Braçes: O Erion, t’u rritë boja, sa shumë m… të ha goja. Në përgjigje, Spiropali paralajmëroi se do të ndërpriste seancën. Të njëjtën gjë kërkoi edhe kreu i grupit parlamentar të PS, Niko Peleshi.
Debati
Niko Peleshi: Seanca të ndërpritet dhe deputetja të kërkojë ndjesë.
Ina Zhupa: I thua gruas tënde ruse ti?
Elisa Spiropali: Mos iu afroni zotit Peleshi, mos iu afroni fizikisht. Seanca ndërpritet.
Gazment Bardhi: Së pari, zonja kryetare ju si grua do të duhet të ishit indinjuar jo për fjalët e Ina Zhupës që i ktheu përgjigje një deputeti pleh që i tha një kolegeje ruse dhe ti zonjë nuk reagove. Ina Zhupa nuk tha asgjë më shumë se kryeministri juaj (vendosi videon e deklaratës së Ramës: Gruas time ti i ha ato që s’thuhen). Këtë tha Ina Zhupa. Ndërsa fjalën ruse që i tha një kolegeje gruaje s’e ka thënë askush në këtë Parlament, duhet të kishe reaguar ti e para. Një deputet pleh që i drejtohet koleges me fjalën ruse.
Elisa Spiropali: Unë mbaj qëndrim sa herë ka fyerje. Më ka shkuar goja pas veshit sa herë ka fjalor që nuk ka vend në Kuvendin e Shqipërisë. Zoti Bardhi përtej rasteve të dy deputetëve Zhupa e Braçe, dua të them në parim ju dhe të gjithë deputetët që përdorin… Pse inskenoni (Bardhi i drejtohet me shpejtësi foltores).
Elisa Spiropali: E kërkoj unë faljen në emër të Kuvendit të Shqipërisë. Seanca ndërpritet. Interpelanca duhet të zhvillohet sipas rregullores.
Fraksion.com