Arrestohet ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi në Kosovë
Mëngjesi i sotëm ka nisur me zhvillime në Kosovë, pasi Gjykata Speciale ka realizuar disa operacione dhe ka arrestuar disa persona.
Mes të arrestuarve është Hajredin Kuçin. Ish-ministri i Drejtësisë dhe ish-nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajredin Kuçi është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Specializuar mëngjesin e sotëm.
Sipas informacioneve të para, raportohet se Kuçi është arrestuar në shtëpinë e tij.
Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se janë kryer operacione në Kosovë.
Fraksion.com