AktualitetBota+Të fundit

Shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, dorëheqje në masë nga stafi i presidentit Yoon

Stafi i presidentit korean, Yoon Suk Yeol ka ofruar dorëheqjen masivisht pas vendimit të tij për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Zyra presidenciale ka njoftuar se të gjithë sekretarët e lartë të presidentit, si dhe shefi i kabinetit të tij, këshilltari i sigurisë kombëtare dhe drejtori i politikës kombëtare, të gjithë kanë dhënë dorëheqjen këtë mëngjes.

Yoon duhet t’i pranojë këto dorëheqje që ato të hyjnë në fuqi dhe ende nuk është e qartë nëse ai do ta bëjë këtë.

Gjithashtu, opozita parlamentare e Koresë së Jugut paraqiti një mocion për shkarkimin e Yoon nga posti i presidentit.

 

Fraksion.com