AktualitetPolitikëTë fundit

112 vite diplomaci shqiptare, Hasani: Forcojmë pozicionin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani përcolli sot mesazh me rastin e 112-vjetorit të diplomacisë shqiptare.

“112 vite histori, përkushtim dhe krenari në shërbim të diplomacisë shqiptare”, theksoi Hasani.

“Sot shënojmë një trashëgimi të jashtëzakonshme të shërbimit diplomatik, një histori përkushtimi ndaj interesave kombëtare, paqes dhe sigurisë”, u shpreh ministri, në një postim në rrjetet sociale, teksa ndau pamje nga telegramet e para të dërguara në kancelaritë evropiane dhe botërore për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.

“Me përgjegjësi, ripërtërijmë angazhimin tonë për të forcuar pozicionin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe për të mbështetur komunitetin shqiptar kudo në botë”, nënvizoi më tej ministri Hasani.

 

Fraksion.com