AktualitetPolitikëTë fundit

Rama takohet me presidentin e ri të Këshillit Europian, António Costa

Kryeministri Edi Rama është takuar sot në Bruksel me presidentin e ri të Këshillit Europian, António Costa.

Kreu i qeverisë shqiptare u prit nga shefi i ri i Këshillit Europian, ndërsa ka ndarë edhe një foto me Costa-n.

Në mbrëmje liderët e rajonit do të jenë së bashku në një darkë informale me krerët e rinj të BE-së.

Ky takim vjen para zhvillimit të samitit mes shteteve të BE-së dhe atyre të rajonit, që mbahet më 18 dhjetor në kryeqytetin belg, Bruksel.

Pasardhësi i Charles Michel synon përshpejtimin e procesit të integrimit europian të rajonit tonë.

Fraksion.com