Ndahet nga jeta Arben Tafaj, ish-kandidat për Bashkinë e Tiranës. Alimehmeti: Humbëm një qytetar elitar
Ish-kandidati i PD për deputet Arben Tafaj ndërroi jetë tragjikisht rreth orës 00:40, në Rrugën e Dajtit pasi aksidentalisht ka rënë nga 10 metra lartësi.
Ish-kryetari i Njësisë Bashkiake nr.8 në Tiranë, Arben Tafaj është ndarë nga jeta. Mësohet se kryetari i Shoqatës “Tirana” ka qenë në ambientet e shtëpisë së tij kur është rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
63-vjeçari dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur dhe nga plagët e marra nga rënia nuk ka mundur të mbijetojë.
“Më datë 03.12.2024, rreth orës 00:40, në Rrugën e Dajtit, dyshohet se duke qenë në gjendje të dehur, aksidentalisht është rrëzuar nga një lartësi rreth 10 metra, në banesën e tij, shtetasi A. T., 63 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë në spital”, sipas njoftimit të policisë.
Ka qenë mjeku Ilir Alimehmeti ai i cili ka ndarë lajmin e keq përmes një postimi në rrjetet sociale.
Fraksion.com