AktualitetPolitikëTë fundit

“Me udhërrëfyes të certifikuar”: Rama ndan foto nga ngjitja në malin Gramoz

Mali i Gramozit tërheq të apasionuarit e parë të ngjitjeve malore ndërsa është mbuluar nga shtresa e parë e dëborës.

Ky mal afër Kolonjës po frekuentohet gjithnjë e më shumë nga alpinistët dhe të apasionuarit e hiking.

Kryeministri Edi Rama përcolli sot pamje nga ngjitja e Gramozit në dëborë.

“Dëbora e parë ka sjellë edhe nisjen e aktiviteteve malore, gjithmonë nën shoqërimin e udhërrëfyesve të certifikuar, për të vazhduar një sezon të mbarë turistik dimëror”, shkroi Kryeministri Rama në rrjetet sociale.

Mali i Gramozit me liqenin e tij akullnajor, monument natyre, në një lartësi prej 2523 m mbi nivelin e detit është magnet për alpinistët.

Profesioni i udhërrëfyesit, përtej prezantimit të bukurive natyrore e trashëgimive kulturore të vendit, është i rëndësishëm për të ofruar turizëm të sigurt në terrenet me nivele të caktuara vështirësie, ku shoqërimi nga guidat profesioniste është i domosdoshëm.

 

Fraksion.com