Horoskopi ditor e martë 3 dhjetor 2024
Ky është horoskopi ditor për dtën e sotme e martë 3 dhjetor 2024. Parashikimi i yjeve për ju sot se si do të ecë puna, shëndeti dhe ndjenjat për secilën shenjë
Dashi
Demi
Binjakët
Gaforrja
Luani
Virgjëresha
Peshorja
Hëna do jetë mbrojtësja juaj gjatë kësaj dite dhe do ju bëjë edhe shumë më të duruar nga më parë. Jeta juaj sentimentale do jetë shumë e këndshme. Do jeni të sigurt për atë që doni dhe do e arrini pa u sforcuar shumë. Nëse jeni beqarë do jeni sensuale dhe do realizoni një takim euforik. Përfitoni sa më shumë sepse nuk do iu vijë herë tjetër një mundësi kaq e mirë. Në punë intuita nuk do ju lërë të gaboni dhe do keni një kujtesë të shkëlqyer. Më në fund do mund të zgjidhni edhe çështjet më të ndërlikuara. Ditë e vështirë për sa iu përket financave. Mos bëni investime të mëdha sepse do ngeleni pa asnjë lek. Kërkoni ndihmën e familjarëve nëse do iu duhet.
Akrepi
Gjatë kësaj dite nuk do ju mungojë origjinaliteti dhe me pak mund do arrini t’iu gjeni zgjidhje edhe çështjeve më të ndërlikuara. Nëse keni tashmë një lidhje nuk duhet të tentoni për aventura. Kënaquni me atë që keni në krah sepse në të vërtetë ai iu do jashtë mase. Ju beqarët do jeni shumë të favorizuar në planin sentimental. Mund të ndodhe edhe ndonjë dashuri me shikim të pare dhe emocionet do jenë pafund. Në punë yjet do ju ndihmojnë të zgjidhni rrugën e duhur. Intuita nuk do ju gabojë asnjë moment dhe guximi do shtohet sidomos pas mesdite. Saturni do iu mbështesë në planin financiar dhe buxheti do përmirësohet. Më në fund do bëni edhe ndonjë shpenzim më tepër.
Shigjetari
Sot nuk do jeni më individualistë se më parë dhe do doni t’i dëgjoni me më shumë vëmendje ata që ju rrethojnë. Nëse jeni në një lidhje do vazhdoni jetën tuaj shumë qetësisht dhe do ndiheni mjaft mirë. Tregohuni sa më të hapur me partnerin. Ju beqarët që deri më sot e keni vuajtur këtë status do keni ndryshme. Ka shumë mundësi të keni një takim premtues dhe të papritur. Në punë nuk do jeni të lehtë për t’u kënaqur dhe do keni teka me shumicë. Mos kërkoni që të gjithë të bëjnë atë që thoni ju sepse nuk do fitoni asgjë. Hëna do influencojë sektorin e financave. Pritet që situata të fillojë të stabilizohet dhe të keni mundësi të hiqni disa lek mënjanë.
Bricjap
Jeta juaj do jetë shumë më e kënaqshme sot. Do jeni më zemërhapur dhe të gatshëm për të negociuar për çdo gjë. Ju që keni një lidhje mos kërkoni që partneri t’ua plotësojë të gjitha dëshirat sepse kjo është vërtet e pamundur. Merrini gjërat më lehtë dhe ngjitini shkallët një nga një. Venusi do favorizojë takimet për ju beqarët. Ka shumë gjasa që personat të jenë pasionantë dhe t’iu bëjnë të ndiheni mirë që në fillim. Në punë situata do jetë më e ngarkuar se disa ditë më parë. Herë pas here do gjendeni edhe përballë dyshimeve, por kolegët nuk do ju lënë në baltë. Financat do jenë më të mira sesa ju mendonit. Do merrni edhe disa para nga një trashëgimi.
Ujori
Hëna do ju bëjë të mos i duroni dot padrejtësitë sot dhe do kërkoni me çdo kusht drejtësi. Nëse keni një lidhje pasioni do të rindizet në momentin më të papritur. Partneri juaj do jetë i gatshëm t’ua plotësojë të gjitha dëshirat vetëm e vetëm që ju të ndiheni sa më mirë. Ju beqarët nuk duhet të rrezikoni shumë për të gjetur personin e duhur. Lërini gjërat të rrjedhin vetë. Në punë do inatoseni në disa momente sepse disa kolegë padrejtësisht do vlerësohen më shumë se ju. Kujdes me zërin dhe gjeni mënyrën për të folur me shefat. Kujdes edhe me shpenzimet e tejskajshme. Mos harxhoni shumë sepse do ngeleni me xhepat bosh dhe s’ka kush t’iu ndihmojë.
Peshqit
Ka mundësi që sot të merrni një vendim shumë të rëndësishëm. Nuk do ju mungojë asnjë moment siguria tek vetja. Nëse jeni në një lidhje do keni surpriza të këndshme. Partneri mund të ketë menduar edhe për një udhëtim të bukur në një vend që ju e keni ëndërruar gjithmonë. Ju beqarët do keni takime dhe aventura të shumta. Përfitoni sepse do iu bëjnë të ndiheni mjaft mirë. Në punë do jeni kritikë edhe ndaj vetes dhe kjo do ju ndihmojë për performanca edhe më të mira. Shprehuni pa dorashka për çdo gjë dhe do vlerësoheni. Në planin financiar nuk do keni për çfarë të qaheni sepse situata do jetë më e normalizuar. Kujdes vetëm me blerjet e kushtueshme.
Fraksion.com